Loading...
October 5, 2013#

PYETJET MË TË FORTA

Është kënaqësia e jonë të përgjigjemi në pyetjet tuaja të postuara faqen tonë që prekin pikat më thelbësore të Partisë.
Lista e pyetje dhe përgjigjeve do të plotësohet me vazhdën e kalimit të kohës.

A do të ketë libreza anëtarësie dhe si karakterizohen? 

– Sapo kemi lidhur marrëdhënie kontraktuale me një kompani serioze në Austri për prodhimin e Librezave tona. Përveç përmasave heroike dhe nivelit botëror estetik, librezat do të jenë biometrike dhe të pranuara nga çdo shtet anëtar i
OKB-së dhe më gjërë.

Cili është mendimi juaj për marrëveshjen me Serbinë

– Serbia nuk është në BE andaj nuk na interesojnë marrëveshjet që lidhen me të. Qëllimi jonë si shoqëri është integrimi në familjen e madhe evropiane*. Vetëm marrëveshjet me shtetet që janë pjesë e BE-së janë interesante dhe me rëndësi

për ne.

Sa është e rëndësishme që një antar/e të jetë i/e fortë? 

– Fortësia kuptohet që është tipari kryesor i të qenit pjesë e Partisë. Por çfarë nënkuptojmë me të “fortë”? Guri duket se është më i fortë se uji, mirëpo me kalimin e kohës është uji ai që e gërryen gurin dhe e ndanë në dysh, ashtu siç ngadhënjeu kombi shqiptar gjatë shekujve mbi sfidat e ngurta që i viheshin përpara.

Cili është mendimi i Partisë së Fortë për veriun e Kosovës? 

– Mendimi i Partisë së Fortë në lidhje me veriun e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me miqët tanë ndërkombëtarë, me forcat veri atlantike dhe me parimet evropiane të veprimit. Partia e Fortë respekton forcën ndëkombëtare si forcë që nuk duhet të kontestohet dhe që është e përafërt me forcën e partisë tonë.

A është me të vërtetë më i forti Afrim Roboti? 

– Natyrisht që Afrim Roboti është vetëm figurë mitologjike, ai hyn në të njejtin rang me Akilin, Herkulesin, Karamuratin dhe figura tjera të shquara botërore për fortësi. Si të tillë, ne si Parti e Fortë do të mundohemi ta promovojmë dhe
të punojmë që ai ta zërë vendin e tij në kulturën dominante botërore.

Cila është platforma politike e Partisë së Fortë? 

– Partia e Fortë ka për qëllim ndryshime rrënjësore në Komunën e Prishtinës. Në përputhje me kërkesat e popullatës tonë heroike ne do të punojmë fuqishëm për atë që quhet Prishtina e Madhe: bashkimi i Komunës së Prishtinës me Komunën e
Fushëkosovës. Kjo është ëndrra e secilit.

Cili është parimi kryesor në të cilin mbështetet çdo akt i Partisë së Fortë? 

– Respekti është mbi të gjitha. Partia e Fortë punon që secili qytetar të respektohet pa asnjë dallim dhe të jetojë me dinjitet. Dinjiteti është gjëja më e shenjtë e çdo qenieje njerëzore dhe pa të nuk mund të konsiderohet i lirë askush. Liri
për të gjithë është moto e Partisë dhe kjo edhe e shenjon Drejtësinë si parimin tonë thelbësor por mbi të gjitha, konsistenca.

A e konsideron Partia e Fortë koalicionin me parti tjera? 

– Koalicioni si definicion lë për kuptuar se Partia nuk është mjaftueshëm e fortë. Duke u nisur nga vetë emri i partisë, është e qartë se ne nuk mund ta konsiderojmë asnjë koalicion të mundshëm e asnjë marrëveshje tjetër e cila i përdhosë vlerat tona të Forta.

Si është procedura e anëtarësimit? 

– Secili kandidat potencial për anëtarësim i nënshtrohet një mori testesh fizike dhe psikologjike me standarde ndërkombëtare dhe vetëm ata që tregojnë rezultate të shkëlqyera e fitojnë anëtarësinë. Duhet qartësuar se secili kandidat që nuk i plotëson të gjitha kushtet do të ekzekutohet publikisht, andaj kërkojmë që secili ta ketë

parasysh rrezikun dhe të mbajë përgjegjësi për të.

Sa është e lehtë për një anëtar të ngjitet në hierarkinë organizative dhe të ketë pozitë të respektuar? 

– Çdo anëtar do të ketë pozitë dhe titullin më të lartë që i përgjigjet aftësive të tij/saj. Numri i titujve dhe pozitave organizative është i pakufizuar. Megjithëse kjo është një praktikë e nisur nga partitë tjera, duke e marrë parasysh suksesin që ka treguar si sistem organizimi, Partia e Fortë ka vendosur që të vazhdojë me këtë formë të zhvillimit horizontal.

Sqarim:

Partia e Fortë u krijua si domosdoshmëri politike për krijimin e rrethanave të reja botërore: rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrje, cungimin e strukturave vertikale të pushtetit dhe forcimin e prezencës së teknologjisë në mekanizmat politike dhe shoqërore.

Në mungesë të alternativave politike, që në ditët e para të bashkimit të anëtarëve të partisë, është parë
nevoja që të krijohet një organizimi i ri politik që do të mund të prekte pika të rëndësishme për qytetarët e
Kosovës asisoj që ndikimi të jetë i drejtpërdrejtë për jetën e secilit.

Të inspiruar nga fryma e hapjes dhe shpërndarjes së informacionit që ka ardhur përmes teknologjisë së re informative është bërë imperativ që një kulturë dhe frymë të tillë ta adaptojmë edhe në rrethanat politike. Është gjithsesi shumë afër pritjeve të partisë sonë që një ndryshim i tillë do të pamundësonte korrupcionin dhe keqpërdorimet, megjithëse jemi të
vetëdijshëm që ndryshimet e tilla kërkojnë kohë dhe do të kenë sfidat e veta.

Por me një përkushtim më të madh dhe me bashkim dhe bashkëpunim tonin do të arrijmë përparimet e domosdoshme.

Leave a Comment